Shefi i inteligjencës serbe dha dorëheqjen/ Halimi: SHBA-të e dinë që Vulin është përfshirë në sulmin e Banjskës

schedule16:50 - 3 Nëntor, 2023

schedule 16:50 - 3 Nëntor, 2023

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin dha këtë të premte dorëheqjen. Ishte vetë Vulin që konfirmoi lajmin përmes një komunikate ku shkruante se “SHBA-të dhe BE-ja kërkon kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë.

Jeton Halimi nga Instituti për Studimet Evropiane dhe Globale, gjatë intervistës për “Ballkan Update” komentoi këtë lëvizje, duke thënë se Vulin e ka parë të udhës të dorëhiqet nga posti pasi sipas tij, SHBA-të mund të kenë prova që ai është i implikuar në sulmin terrorist të fund shtatorit në Kosovë.

Mendoj se Vulin e ka parë të udhës më mirë të dalë gjasme me faqe të bardhë. Ai është i implikuar direkt me rastin e muajit të kaluar, ku humbi jetën reshteri i policisë. Mendoj se ka dhënë këtë shenjë proteste gjasme neve po na bëjnë SHBA-të presion për njohjen e Kosovës. Siç e dimë, është edhe marrëveshja e arritur prej vitit të kaluar dhe e Ohrit, mendoj se këtu ka më shumë gjëra se SHBA nuk i bëjnë një personi presion nëse nuk është në atë listë. SHBA-të e kanë nuhatur mirë këtë dhe e kanë marrë informata dhe ata e dinë se Vulin ka qenë i angazhuar për sulmin terrorist në Kosovë dhe mundet të arrestohet nga organet ligjzbatuese si më Serbi apo Kosovë.”, u shpreh Halimi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!