Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell: Përfaqësues i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi

schedule16:06 - 31 Janar, 2020

schedule 16:06 - 31 Janar, 2020

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, gjatë vizitës së tij në Serbi, ka thënë se shpreson që pas formimit të qeverisë në Kosovë do të rifilloj dialogu.

BE-ja duhet të angazhohet më fuqishëm për këtë dhe është e gatshme të lehtësoj bisedimet. Për këtë Borrell do të emëroj edhe një emisar që ta ndihmoj me dialogun.

Ka thënë se me SHBA nuk ka dallime, por gjithsesi kjo zgjidhje ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare.

BE-ja nuk e përcakton rezultatin, por diçka duhet të ketë në tavolinë.

“Uashingtoni është shumë i fuqishëm, por ata nuk mund t’ia ofrojnë Kosovën një ulëse në OKB. Ka edhe shtete të tjera në botë dhe jo vetëm evropiane, por edhe vende si Kina, Rusia apo India që kanë fjalën e tyre. Besoj se të gjithë e kuptojnë se pa pajtimin e Këshillit të Sigurimit, Kosova nuk do të jetë një shtet i njohur ndërkombëtarësh”, tha Josep Borrell, Shef për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së.

Vucic ka theksuar Serbia do të marrë pjesë në bisedime, por ka kushtin e tarifës për Kosovën. Ai tha se gati mund të vihej deri tek zgjidhja, por tani është më pesimist.

“Cdo ide për zgjidhje të kompromisit është vrarë. Nuk mund të heqim dorë nga kjo edhe pse gjërat nuk e shoh se si do të dukej ky kompromis, por jemi të gatshëm pas heqjes së taksës të ulemi dhe të flasim për cështje thelbësore në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, tha Presidenti i Serbisë Alleksandar Vuçiç .  

Borrel do të ketë edhe disa takime me kryeministren dhe opozitën, por larg deklarimeve për media./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!