Shefi i CIA-s: Perëndimi nuk duhet të frikësohet nga kërcënimet bërthamore të Rusisë

schedule08:44 - 8 Shtator, 2024

schedule 08:44 - 8 Shtator, 2024

Udhëheqësit perëndimorë nuk duhet të tremben nga kërcënimet e Kremlinit për përshkallëzim bërthamor.

Kështu deklaroi të shtunën kreu i CIA-s, Bill Burns, i cili theksoi se Perëndimi duhet të jetë i gatshëm të konsiderojnë lejimin e përdorimit të raketave anglo-franceze Storm Shadow brenda Rusisë.

Burns, gjatë një vizite në Londër së bashku me kreun e MI6, tha se SHBA-të kishin shuar  frikën e  mëparshme bërthamore në vjeshtën e vitit 2022, duke demonstruar se kërcënimet nga Moska nuk duhet të merren gjithmonë fjalë për fjalë.

“Putini është një ngacmues. Ai do të vazhdojë të zhurmojë herë pas here”, tha Burns.

“Ne nuk mund të lejojmë që të frikësohemi, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për të. SHBA ka ofruar mbështetje të madhe për Ukrainën dhe jam i sigurt se presidenti do të shqyrtojë mënyra të tjera në të cilat ne mund t’i mbështesim ata”.

Drejtori i CIA-s tha gjithashtu se SHBA po punonte shumë për propozime të reja për një armëpushim në Gaza me “tekste dhe formula kreative” të reja.

Një plan i ri, duke u hartuar me ndihmën e ndërmjetësve nga Katari dhe Egjipti, do të dilte, shpresonte ai, “në disa ditët e ardhshme”.

Megjithatë, ishte e paqartë, shtoi Burns, nëse Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit dhe shefi i Hamasit, Yahya Sinwar ishin të gatshëm të arrinin një marrëveshje.

“Nëse liderët nga të dyja palët e kuptojnë apo jo se mjafton dhe se ka ardhur koha që më në fund të bëjmë disa zgjedhje të vështira”.

Izraeli kishte arritur të “degradonte rëndë” aftësitë ushtarake të Hamasit gjatë 11 muajve të fundit, tha Burns, por nuk e kishte eliminuar lëvizjen në një luftë që kishte krijuar një krizë të rëndë humanitare.

Shefi veteran i spiunazhit u pyet nëse kishte shumë nervozizëm në Washington dhe kryeqytetet e tjera perëndimore për rrezikun e përshkallëzimit të luftës.

“Askush prej nesh nuk duhet të marrë lehtë rreziqet e përshkallëzimit”.

/abcnews.al