Shefi i CIA në Kiev, Demiraj: SHBA dhe BE të pakënaqur me rezultatet në terren, priten negociata në gusht dhe shtator

schedule21:01 - 3 Korrik, 2023

schedule 21:01 - 3 Korrik, 2023

 

Në një lidhje “skype” nga SHBA për emisionin “Lufta dhe Paqja”, kolonel Dritan Demiraj foli në lidhje me vizitën surprizë dhe misterioze të shefit të CIA-s Burs në Ukrainë.

Demiraj tha se vizita e burs në Kiev ka ardhur për disa arsye të rëndësishme. E para sipas tij është pakënaqësia ndaj rezultatit të ushtrisë ukrainase në Terren, pas shumë investimeve, e dyta njohja e ushtrisë ruse nga Burs, që më parë ka qenë ambasador në Rusi, një tjetër arsye është tentativa e Ukrainës për të fajësuar Perëndimin për armë jo efektive dhe e fundit sipas tij është përpjekja për negociata mes SHBA – BE dhe Rusisë.

“Ka disa arsye shumë të rëndësishme,

Së parë SHBA dhe BE kanë filluar ta thyejnë heshtjen. Janë të pakënaqur me rezultatet ne terren të ushtrisë ukrainase.

Së dyti, ambasadori Burs është një nga ekspertët më të mëdhenj sa i përket njohjes së ushtrisë dhe federatës ruse.

Se treti, Burs ka shkuar atje për të parë nga afër planet e së ardhmes. Pasi duket se në Ukrainë, po përpiqen t’ia hedhin fajin Perëndimit për armët.

Dhe së fundmi, unë besoj se në gusht dhe shtator, SHBA dhe BE janë të interesuar për t’u ulur në bisedime me Rusinë.

Këtë e kemi parë edhe në deklaratën e djeshme të Zelenskyt, që jam i gatshëm pasi të jenë tërhequr trupat ruse në Krime” tha Demiraj.r.t/abcnews.al