Shefi i BioNTech: Vaksina do të funksionojë edhe për variantin e ri të Covid në Britani

schedule10:45 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 10:45 - 22 Dhjetor, 2020

Kompania farmaceutike gjermane BioNTech ka besim se vaksina e saj e koronavirusit do të jetë efektive edhe kundër variantit të ri në Mbretërinë e Bashkuar, por studimet e mëtejshme duhet të jenë plotësisht të sigurta, tha shefi ekzekutiv i saj të martën.

Varianti, i zbuluar kryesisht në Londër dhe juglindje të Anglisë javët e fundit, ka ngjallur shqetësim në të gjithë botën për shkak se mund të përhapet më lehtë. Ndërsa nuk ka asnjë indikacion që shkakton komplikacione më serioze, shumë vende në Evropë dhe më gjerë kanë kufizuar udhëtimin më Britaninë.

“Ne nuk e dimë për momentin nëse vaksina jonë është gjithashtu në gjendje të sigurojë mbrojtje kundër këtij varianti të ri,” tha Ugur Sahin në një konferencë shtypi një ditë pasi vaksina u miratua për përdorim në Bashkimin Evropian. “Por shkencërisht, ka shumë të ngjarë që përgjigjja imune nga kjo vaksinë gjithashtu mund të merret me variantet e reja të virusit.”, shtoi ai.

Sahin tha se proteinat në variantin e Mbretërisë së Bashkuar janë 99% të njëjta me ato të llojeve mbizotëruese, dhe për këtë arsye BioNTech ka “besim shkencor” se vaksina e saj do të jetë efektive.

“Por ne do ta dimë atë vetëm nëse eksperimenti është bërë dhe do të na duhen rreth dy javë nga tani për të marrë të dhënat,” tha ai. “Gjasat që vaksina jonë të funksionojë … është relativisht e lartë.“, theksoi Sahin.

Vaksina e BioNTech, e zhvilluar së bashku me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, është e autorizuar për përdorim në më shumë se 45 vende, përfshirë Britaninë, Shtetet e Bashkuara dhe BE. g.v/abcnews.al