Shefi i AstraZeneca: Nuk e kemi shkelur asnjëherë kontratën me BE-në

schedule16:09 - 30 Prill, 2021

schedule 16:09 - 30 Prill, 2021

Drejtuesi ekzekutiv i AstraZeneca-s ka bërë të ditur sot në një konferencë për mediat se kompania që ai drejton nuk e ka shkelur kontratën me Bashkimin Evropian.

Pascal Soriot bëri të qartë se prodhuesi nuk kishte premtuar më shumë vaksina nga aftësia që kishte për të furnizuar nëpër botë ndërsa mbrojti edhe shkurtimet në ngarkesa.

Pikërisht prej këtyre shkurtimeve, kompania u hodh edhe në gjyq nga BE. Ai tha se kompania bëri çmos për të ofruar sa më shumë që të mundte për të furnizuar Unionin.

“Ne kurrë nuk kemi mbivlerësuar, kemi komunikuar atë që kemi menduar se do të arrijmë në atë kohë,” tha ai.

Soriot shtoi se kompania ende pret të prodhojë 200 milionë doza këtë muaj ndërsa shtoi se po planifikojnë të aplikojnë për miratim të vaksinës në SHBA. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!