Shefi i agjencisë izraelite të inteligjencës merr përgjegjësinë: Nuk arritëm të ndalojmë sulmet e Hamasit

schedule19:53 - 16 Tetor, 2023

schedule 19:53 - 16 Tetor, 2023

Kreu i agjencisë vendase të inteligjencës izraelite, Shin Bet ka marrë përgjegjësinë për dështimin për të parandaluar Hamasin nga kryerja e sulmit të tij në qytetet izraelite më 7 tetor.

“Pavarësisht nga një sërë veprimesh që kryem, për fat të keq, të shtunën nuk ishim në gjendje të gjeneronim paralajmërim të mjaftueshëm që do të lejonte të pengohej sulmi”, u shpreh në një deklaratë drejtori i Shin Bet, Ronen Bar, shkruan Al Jazeera.

“Si ai që drejton organizatën, përgjegjësia për këtë është mbi mua. Do të ketë kohë për hetime. Tani ne luftojmë.”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!