Shefa e drejtorë, administrata hap dyert për ekspertë

schedule14:18 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 14:18 - 19 Dhjetor, 2021

Nga Esiona Konomi

Sfidat teknologjike dhe puna me Bashkimin Evropian, e ka bërë administratën publike të ketë nevojë për disa nëpunës të kualifikuar, të cilët nuk pranojnë të hyjnë në shërbimin civil nga shkalla e parë, ajo e specialistit, pasi paga për këto pozicione është e ulët.

Ndaj qeveria ka vendosur që të vërë në dispozicion të tyre, pozicione drejtuese si shef sektori apo drejtorë, që të joshë ekspertët e duhur.

Agathi Nano, Drejtore e Rekrutimeve në DAP shpjegon se kush janë kategoritë që ftohen në këto konkurse.

Sistemi ynë universitar nuk prodhon një sërë profilesh të nevojshme për kohën.

Gjithsesi, shefja e rekrutimeve në DAP, siguron se mundësia e parë në këto konkurse do t’u jepet nëpunësve civile që janë brenda sistemit.

Ligji lejon që vetëm 20 % e rekrutimeve në administratën publike mund të merret nga jashtë shërbimit. Pjesa tjetër duhet të respektojë karrierën e brendshme të punonjësve me status. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!