“Shef ose ‘shef i madh’ nënkuptonim Ministrin e Mbrojtjes”, dëshmia e ish-ushtarakut në procesin “Gërdeci”: Me urdhër të eprorëve kam…

schedule14:36 - 30 Nëntor, 2023

schedule 14:36 - 30 Nëntor, 2023

Në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dëshmoi ushtaraku, Viktor Përshqeta, i cili tha se ka qenë Oficer Armatimi (Municioni) aktiv për 27 vjet (specialist municionesh).

“Jam emëruar 8 muaj përpara tragjedisë së Gërdecit. Me urdhër të eprorëve kam shoqëruar një grup zyrtarësh të kompanisë Cubic, amerikanë, të cilët do të bënin një invetanrizim të pronave të ushtrisë nga veriu në jug. Më ka thirrur në lidhje me urdhrin 20-44, ma ka lexuar urdhrin Ilmi Laçaj, i cili e kishte përpiluar, pasi ishte praktikë pune. Ka patur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij për pikën 6 të urdhrit, që kishte të bënte me kostot e transportit. U tha, urdhrin e kërkon shefi, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu”, tha ai.

I pyetur nga avokati i Mediut, pse thoni se shefi është Mediu? A nuk është shefi juaj, eprori juaj?,  Përshqeta u përgjigj: “Në zhargonin e zyrës me ‘shef ose shef i madh’ nënkuptonim Ministrin e Mbrojtjes, sepse shefit të shtabit i drejtoheshim me ‘Gjeneral’.”