SHÇBA: Nuk ishte vetëmbrojtje, polici shkeli ligjin duke vrarë Klodian Rashën

schedule16:43 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 16:43 - 8 Dhjetor, 2020

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat konstaton se efektivi i policisë ka thyer ligjin për përdorimin e armëve. Veprimi i tij duke qëlluar me pistolete në kokë dhe shpatull 25 vjeçarin nuk ka qenë në proporcion me rrezikun që ka pasur.

“Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.”

Kjo përcaktohet në ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit, që sipas SHÇBA është shkelur nga efektivi. Por nga efektivi është shkelur edhe neni 9 i kodi i procedurës  penale.

Njoftim për media i SHÇBA-së

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndodhur në orët e…

Posted by SHÇBA on Tuesday, December 8, 2020

Aty përcaktohet qartë se kur përdoret arma nga efektivët e policisë. Fillimisht personit i bëhet thirrje për të ndaluar. Më pas, paralajmërohet se do të qëllohet. Në rast se punonjësit të rendit i rrezikohet jeta, ai ka të drejtë të qëllojë me armë zjarri, vetëm në pjesën e poshtme të trupit.

“Në rrethana objektivisht të pamundura, të ngutshme, mund të mos bëhet paralajmërimi në rast se një veprim i tillë rrezikon subjektet e këtij ligji ose personat e tjerë nga një rrezik i çastit për jetën. Në këtë rast qëllohet pa paralajmërim, duke synuar pjesët e poshtme të trupit.”

Lexo edhe: “Ndal policia”, vrasja e të riut në Tiranë, protokolli: Rastet kur efektivi mund të shkrepë armën

Brenda 72 orësh, efektivi i policisë pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!