Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA/ Zgjedhje në katër shtete, Trump mbështet “rivalin e duhur”

schedule18:05 - 4 Nëntor, 2025

schedule 18:05 - 4 Nëntor, 2025

Qytetarët amerikanë i drejtohen këtë të martë kutive të votimit në katër shtete, për të zgjedhur jo vetëm drejtues të ardhshëm, por për të vendosur edhe për çështje të tjera politike. Qendrat e votimit janë hapur në Nju Jork, Virxhinia, Nju Xhersi dhe në Kaliforni do të hapen më vonë.

Edhe pse këto zgjedhje nuk përfshijnë gara presidenciale ose për kongresin, rezultati I votave do të tregojë shumë për drejtimin e politikës amerikane. Ato që kanë vëmendjen më të madhe janë zgjedhjet e Nju Jork. Kandidati demokrat Zohran Mamdani përballet me Andrew Cuomo, ish guvernatori i shtetit që garon si i pavarur pasi humbi zgjedhjet brenda partisë.

Curtis Sliwa, republican, është kandidati i tretë, që pritet të ndikojë ndjeshëm në numrin e votave që dy të tjerët do të marrin.

Zohran Mamdani, 34 vjeç, hodhi votën e tij dhe dha një mesazh për presidentin Donald Trump. Demokrati theksoi se nuk intimidohet nga presidenti dhe se do të luftojë për çdo dollarë që i takon qytetit.

Trump shprehu mbështetjen e tij për Andrew Cuomon dhe paralajmëroi se mund të kufizojë fondet për Nju Jorkun, nëse fiton Mamdani, të cilin e cilëson si një komunist.

Sondazhet e nxjerrin 34-vjeçarin fitues dhe nëse ai merr detyrën, do të ishte kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit dhe më i riu në 100 vjet.

Ndërkohë Virginia dhe New Jersey votojnë për guvernatorin e ri, ndërsa Kalifornia për një hartë të re zgjedhore. Në New Jersey, demokratja Mikie Sherrill, e cila aktualisht shërben në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, po përballet me republikanin Jack Ciattarelli, një ish-anëtar i asamblesë shtetërore i cili po kandidon për guvernator për herë të tretë.

Gara përbën interes për shenja nëse shteti tradicionalisht demokrat mund të ngjyroset me të kuqe pas paraqitjes së fortë të Trump atje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Në Virginia, republikania Winsome Earle-Sears dhe demokratja Abigail Spanberger, po përballen në një garë nga e cila do të dalë guvernatorja e parë grua e shtetit.

Në Kaliforni, qytetarët kanë ditën e tyre të fundit për të hedhur votën për të miratuar ose refuzuar hartën e re elektorale, e propozuar nga demokratët, për t’u dhënë atyre me shumë vende në Kongres, si një lëvizje për të balancuar veprimet e njëjta të republikanëve për t’i dhënë më shumë avantazh partisë së tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!