SHBA zbulon paketën e re, 250 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

schedule23:20 - 6 Shtator, 2024

schedule 23:20 - 6 Shtator, 2024

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin, ka njoftuar se armë të tjera amerikane me vlerë të 250 milionë dollarëve do të dërgohen në Ukrainë.

Armët përfshijnë municione të mbrojtjes ajrore dhe artileri, shkruan Sky News.

“Ne po punojmë gjithashtu me aleatët dhe partnerët për të ndihmuar Ukrainën të krijojë sigurinë e saj afatgjatë”, tha Lloyd gjatë një konference për shtyp.

Udhëheqësit e mbrojtjes të 50 vendeve partnere që mblidhen rregullisht për të koordinuar ndihmën për Ukrainën, sot kanë mbajtur një takim në Gjermani./abcnews.al