Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA “zbarkon” në Lindjen e Mesme/ Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë niset në rajon, mes tensioneve me Iranin

schedule12:28 - 13 Shkurt, 2026

schedule 12:28 - 13 Shkurt, 2026

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë do të jetë së shpejti në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara parashikojnë të dërgojnë luftëanjen Gerald Ford në rajon mes tensioneve me Iranin dhe përpjekjeve për të arritur një marrëveshje mbi programin bërthamor.

Mbërritja e aeroplanmbajtëses në Lindjen e Mesme vjen pasi Trump vetëm disa ditë më parë sugjeroi se një raund tjetër bisedimesh me iranianët ishte afër. Këto negociata nuk u materializuan pasi një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë së Teheranit vizitoi Omanin dhe Katarin këtë javë dhe shkëmbeu mesazhe me ndërmjetësit amerikanë.

Aeroplanmbajtësja Gerald Ford dhe anijet e saj shoqëruese do të dërgohen në Lindjen e Mesme nga Karaibet, ku ndodheshin gjatë opracionit për arrestimin e ish presidentit venezuelian Nicolas Maduro.



Ndërsa nuk është e qartë se sa kohë do të qëndrojë anija në Lindjen e Mesme, ky veprim e përgatit ekuipazhin për një mision zakonisht të gjatë.

Tashmë, vendet arabe të Gjirit kanë paralajmëruar se çdo sulm mund të shndërrohet në një konflikt tjetër rajonal në një Lindje të Mesme që ende po vuan nga lufta Izrael-Hamas në Rripin e Gazës..

Aeroplanmbajtësja e parë, Abraham Lincoln dhe pjesë tjetër e flotës amerikane mbërritën në Lindjen e Mesme në janar.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë një marrëveshje me Iranin se diçka e tillë mund të arrihet gjatë muajit të ardhshëm, ndryshe do të jetë shumë traumatike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!