SHBA: Vrasja e liderit të Hamas është mundësi për armëpushim

schedule08:36 - 18 Tetor, 2024

schedule 08:36 - 18 Tetor, 2024

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar si një “mundësi” për armëpushim në Rripin e Gazës.

Në konferencën për media, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller deklaroi se Hamasi ende përbën kërcënim për Izraelin. Ai tha se Izraeli ka të drejtë të adresojë këtë kërcënim dhe se ata e shohin vrasjen e Sinwarit si një mundësi “për t’i dhënë fund armiqësive dhe për të vendosur armëpushim”.

Duke thënë se propozimi për armëpushim i mbështetur nga SHBA-ja ka qenë në tryezë që nga maji dhe se potenciali i përparimit të këtij propozimi është rritur me vrasjen e Sinwarit, Miller tha: “Ne jemi të vendosur të shfrytëzojmë këtë mundësi”.

Ai theksoi se izraelitët do të duhet të marrin “vendime të vështira” për të arritur marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Sipas tij, Izraeli ende ka një objektiv strategjik shumë legjitim. “Ky është kthimi i të gjithë pengjeve dhe ne kemi një interes shumë real për këtë qëllim. Sepse 7 nga këta 101 pengje janë amerikanë dhe ne duam që ata të kthehen”, tha Miller.

Kur iu kujtua se Hamasi kishte pranuar propozimin për armëpushim të paraqitur nga ndërmjetësit, Miller tha se udhëheqja e Hamasit nuk pranoi një pjesë të ofertës së SHBA-së dhe “ata iu drejtuan një oferte të kundërt”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!