SHBA: Vramë liderin e ISIS. Sulmi në një zonë të kontrolluar më parë nga regjimi i Assad dhe forcat ruse

schedule16:17 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 16:17 - 20 Dhjetor, 2024

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë se kanë vrarë në një sulm ajror dy operativë të ISIS, përfshirë udhëheqësin e ISIS, Abu Yousuf, sipas një deklarate zyrtare.. Sulmi  është kryer në një zonë të kontrolluar më parë nga regjimi i Assad dhe forcat ruse.

Washingtoni ka rritur veprimin ushtarak kundër grupit ekstremist që nga rënia e qeverisë së Bashar al-Asadit duke goditur zonat, që ishin mbrojtur nga mbrojtja ajrore siriane dhe ruse përpara një ofensive rrufeje nga opozita që tani kontrollon vendin.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!