SHBA vendosi veton ndaj rezolutë së armëpushimit, OKB: Ndihemi të braktisur nga ndërkombëtarët

schedule15:00 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 15:00 - 11 Dhjetor, 2023

Stafi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Gaza ndihet “i braktisur nga komuniteti ndërkombëtar” pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza javën e kaluar, tha shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini.

“Është përtej zhgënjimit. Ata ndihen të braktisur nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Lazzarini për CNN.

“Ata ende nuk mund ta kuptojnë pse, pasi janë vrarë 17,000 njerëz, pasi pothuajse e gjithë popullata është zhvendosur, ne ende nuk mund të biem dakord për një armëpushim”.

Kreu i UNRWA tha se stafi i tij ndjeu zhgënjim të thellë dhe zemërim për dështimin e OKB-së për të miratuar rezolutën, duke shtuar se sistemi në Gaza është në prag të një kolapsi.

“Shumë njerëz nuk kanë ngrënë tani për dy, tre ditë në Rripin e Gazës,” tha Lazzarini.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!