Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sot sanksione ndaj Goricës dhe Igor Dodik, vajzës dhe djalit të presidentit të Republikës Serbe Milorad Dodik, si dhe kompanive në pronësi të tyre.
“Igor dhe Gorica Dodik janë një pjesë kyçe e rrjetit mbështetës të Dodik dhe mundësojnë korrupsionin e tij. Ata morën fondet publike të Republikës Serbe dhe qytetarëve për pasurimin e tyre,” njoftoi ambasada e SHBA në Sarajevë.
Shtohet se ata gjithashtu mbështetën “politikat, veprimet dhe retorikën destabilizuese, të cilat sfidojnë dhe minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multi-etnik të Bosnje dhe Hercegovinës, duke përfshirë sulmet ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe Kushtetutës së Bosnjë-Hercegovinës”.
“SHBA do të vazhdojë të përdorë sanksionet si mjet për të luftuar korrupsionin dhe do të insistojë në përgjegjësinë e individëve për veprimet e tyre”, theksohet në deklaratë.
Restoranti “Agape” në pronësi të Goricës dhe Ivana Dodik, bashkëshortes së Igor Dodikut, kompania “Agrovoçe”, e cila është e lidhur me Gorica Dodik, kompania “Fruit Eco”, e cila është e lidhur me Igor Dodikun, si dhe kompania “Global. Liberty”, të cilat lidhen me Igor dhe Gorica Dodik.
Departamenti i Financave i Shteteve të Bashkuara njoftoi sot se janë vendosur sanksione ndaj liderit nacionalist pro-rus të serbëve të Bosnjës, si dhe ndaj individëve dhe subjekteve të tjera të lidhura me të.
Milorad Dodik ishte më parë në “listën e zezë” amerikane për pengimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.
Dodik është gjithashtu nën sanksionet e Britanisë së Madhe.