SHBA vendos taksë ndaj mallrave të Meksikës

schedule09:15 - 31 Maj, 2019

schedule 09:15 - 31 Maj, 2019

Presidenti amerikan Donald Trump vijon luftën e tij të tarifave këtë herë ndaj Meksikës. Kreu i shtëpisë së Bardhë paralajmëroi vendosjen e një tarife prej 25% ndaj çdo produkti që vjen nga Meksika nëse nuk do të ndalet fluksi i emigrantëve nga ky vend.

Në administratën amerikane përshkallëzohet zemërimi ndaj Meksikës. Me anë të një mesazhi në profilin e tij në Twitter, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa të reja doganore nëse vendi nuk do të kontrollojë më mirë fluksin e emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke filluar që nga 10 qershori, administrate amerikane do të aplikojë një tarifë prej 5% ndaj të gjitha mallrave që vijnë nga Meksika. Trump paralajmëroi se nëse Meksika nuk do të reagonte, tarifat do të shkojnë deri në 10% në korrik, 15% Brenda gushtit, 20% në shtator për të arritur në 25% në tetor dhe do të qëndrojë në fuqi deri në momentin që flukset e emigrantëve do të vazhdojnë.

Sipas zyrës së përfaqësuesit tregtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, importi i produkteve në Meksikë arriti deri në 346.5 miliard dollar në vitin 2018. Tarifat për shkak të emigracionit janë një temë e ndarë nga ajo tregtare, shpjegoi kreu i stafit të brendshëm të shtëpisë së Bardhë, Mik Mulvanei. Ai shoi se kongresi amerikan ishte informuar për këtë vendim disa ditë më parë. Por vendimi i Trump rrezikon gjithsesi të komplikojë situatën me Kongresin amerikan për sa i përket marrëveshjes për tregtinë e lirë me Kanadanë dhe Meksikën, Nafta 2.0.  në Meksiko lajmi u prit me protesta në një kohë që zv/ ministri për Amerikën e Veriut, u shpreh se vendi nuk dëshironte një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për këtë arsye do të reagojë menjëherë.

Emigrantët nga Amerika qendrore mbeten ende argument i preferuar i presidentit Trump. Në fushatën e kaluar elektorale ai premtoi pikërisht për zmbrapsjen e tyre dhe gjithashtu I përdor si armë për presion ndaj demokratëve në kongres. Dhe në  të kaluarën Trump kishte kërcënuar Meksikën me tarifa doganore. Herën e fundit në muajin prill kur deklaroi se vendosja e tarifave do të jepte më shumë rezultat se mbyllja e kufirit. Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i emigrantëve të ndaluar teksa kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme; të mërkurën e kaluar u arrestua një grup prej një mijë personash. Një zyrtar I departamentit amerikan për sigurinë kombëtare u shpreh se ky ishte numri më i madh i personave të arrestuar në të njëjtën kohë.

Ndërkohë përpjekja për nisjen e punimeve për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën në Ri Paso, Teksas dhe në Juma në Arisonë, ka dështuar.. gjykatësi federal Hejud Giliam refuzoi kërkesën e Trump për pezullimin e vendimit që i ndalon Shtëpisë së Bardhë transferimin e fondeve nga departamenti amerikan I mbrojtjes në dy zonat në fjalë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!