Qeveria e SHBA-së riafirmoi një sërë sanksionesh kundër Bjellorusisë pas devijimit të një avioni Ryanair në Minsk të dielën e kaluar dhe arrestimin e një kundërshtari të “regjimit të Lukashenko-s”.
Përveç masave të njoftuara tashmë në javët e fundit, Uashingtoni tha në një njoftim për shtyp të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë se një “listë sanksionesh kundër anëtarëve kryesorë të regjimit” është hartuar në koordinim me Bashkimin Europian.
“Devijimi i detyruar i avionit, nën pretekstin e një bombë të rreme dhe arrestimi i gazetarit të opozitës Raman Pratasevic ishin “shkelje e rregullave ndërkombëtare”, House, Jen Psaki. Sanksionet financiare kundër nëntë ndërmarrjeve publike Bjelloruse, të cilat u rivendosën në Prill pas protestave të shumta do të hyjnë në fuqi në 3 Qershor.
Pas zgjedhjeve të vitit 2006, rezultati i të cilave u kundërshtua nga opozita, Uashingtoni kishte ndaluar të gjitha transaksionet me këto kompani. Departamenti i Thesarit të SHBA-së pezulloi sanksionet në 2015, duke përmendur disa ndryshime kryesore.
Uashingtoni ka lëshuar gjithashtu një direktivë të re udhëtimi për Bjellorusinë, duke u kërkuar qytetarëve të SHBA-së të mos udhëtojnë në Bjellorusi, sipas një deklarate nga presidenca e SHBA-së.
BE po konsideron vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Bjellorusisë, duke synuar eksportet e potasë dhe kalimin e gazit rus, dy burime kryesore të të ardhurave për Minsk, tha të enjten shefi i politikës së jashtme për BE-në Giuseppe Borrell.
Brukseli tashmë u ka kërkuar linjave ajrore europiane të shmangin hapësirën ajrore bjelloruse./abcnews.al