SHBA vendos sanksione ndaj kompanive dhe zyrtarëve kineze

schedule09:01 - 27 Gusht, 2020

schedule 09:01 - 27 Gusht, 2020

SHBA-ja ka njoftuar kufizime të reja për kompanitë shtetërore kineze dhe drejtuesit e tyre, në lidhje me aktivitetet në Detin e Kinës së Jugut.  Kina pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës së Jugut, një korsi kryesore transporti, që besohet të jetë e pasur me burime detare dhe minerale.

Njoftimi u bë nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe ai i Tregtisë.

Zyrtarët thanë në një deklaratë se 24 kompanitë luajtën një rol të rëndësishëm  “duke ndihmuar ushtrinë kineze për ndërtimin dhe militarizimin e ishujve artificialë në Detin e Kinës së Jugut, veprime që janë dënuar ndërkombëtarisht”.

Departamenti i Shtetit, në një deklaratë të veçantë, tha se do të vendoste kufizime vizash për individët kinezë “përgjegjës ose bashkëpunëtorë” për veprime të tilla në Detin e Kinës së Jugut.

Në këtë zonë detare kalojnë çdo vit mallra me vlerë prej rreth 3 trilionë dollarësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!