Qeveria amerikane ka vendosur sanksione ndaj dy grupeve të armatosura paraushtarake në Siri dhe tre anëtarëve të tyre, për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Sanksionet u vendosën ndaj Brigadës Suleiman Shah, udhëheqësit të saj Hussein al-Jassim dhe vëllait të tij më të vogël Ëalid al-Jassim, si dhe Divizionit Hamza dhe udhëheqësit të tij Saif Buland Abu Bakr.
“Këto grupe të armatosura kanë përkeqësuar vuajtjet e shkaktuara nga lufta civile shumëvjeçare në veri të Sirisë dhe kanë penguar rindërtimin e rajonit duke u përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut kundër popullatave të cenueshme ”, thuhet në deklaratë.
Brigada Suleiman Sha akuzohet për rrëmbim dhe zhvatje të qytetarëve të Afrinit, veçanërisht kurdëve.
Divizioni Hamza , i cili gjithashtu vepron në Sirinë veriore, akuzohet nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së për rrëmbim, përvetësim dhe torturë.
Çdo burim që dy organizatat ose drejtuesit e tyre mund të kenë në juridiksionin e SHBA-së do të ngrihen dhe çdo marrëveshje financiare nga persona juridikë ose individë në SHBA me to do të ndalohet.
/abcnews.al