SHBA vendos sanksione ndaj 24 individëve dhe subjekteve bjelloruse

schedule20:41 - 24 Shkurt, 2022

schedule 20:41 - 24 Shkurt, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi në një konferencë për shtyp një seri sanksionesh që do të shkaktonin ndikime afatgjata për Rusinë.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Thesari i SHBA ka vendosur sanksione ndaj 24 individëve dhe subjekteve bjelloruse.

Në listë janë të përfshirë të gjithë ata që kanë mbështetur pushtimin rus të Ukrainës.

Më herët edhe kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se do të shtrijë masat e tij edhe në Bjellorusi, një aleat i ngushtë i Rusisë. /abcnews.al