SHBA u njeh vaksinimin udhëtarëve që kanë marrë dy dozat e vaksinës kineze

schedule18:36 - 28 Tetor, 2021

schedule 18:36 - 28 Tetor, 2021

Udhëtarëve që kanë marrë dy dozat e vaksinës kineze Sinovac ose Sinopharm që shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’u njihet vaksinimi.

Lajmin e bën të ditur Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino në një postim në Facebook. Sipas asaj që shkruan Bino, këto dy vaksina, në bazë të udhëzimeve të CDC do të njihen si vaksina të parakualifikuara nga OBSH.

Sipas CDC udhëtarët që shkojnë drejt SHBA do të konsiderohen të vaksinuar plotësisht nëse kanë kryer të dyja dozat e Sinovac ose Sinopharm si vaksina të parakualifikuara nga OBSH,” shkruan Silva Bino.

Lista e vaksinave që pranohen për të udhëtuar drejt SHBA është: Pfizer/BionTech, Moderna, AstraZeneca, Covishield, BIBP/Sinopharm dhe Sinovac. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!