SHBA u bën thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë të largohen: Merrni parasysh rrugët dhe rrezikun

schedule07:30 - 28 Shkurt, 2022

schedule 07:30 - 28 Shkurt, 2022

Ambasada e SHBA në Kiev u ka bërë thirrje qytetarëve të saj në Ukrainë të largohen nga vendi nëse ndihen të sigurt se mund ta bëjnë një gjë të tillë pa rrezikuar jetën e tyre.

Ajo thekson se shumë prej rrugëve që mund të ndiqen janë të mbipopulluara dhe të ekspozuara ndaj operacioneve luftarake, ndaj rekomandoi kalimet përmes Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen tani me opsione private, nëse janë të sigurt. Merrni parasysh rrugët dhe rrezikun.

Shumë kalime kufitare tokësore polake dhe vendkalime kryesore të Moldavisë krijojnë pritje të gjata. Ne rekomandojmë kalimet kufitare të Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Pritjet mund të jenë orë të tëra”, njoftoi ambasada.

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët njoftoi se rreth 368,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje qëkur ka nisur pushtimi rus, më 24 shkurt. Rreth 150,000 prej tyre kanë shkuar në Poloni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!