Ambasada amerikane ka deklaruar se se trupat e Koresë së Veriut janë angazhuar në betejë së bashku me forcat e armatosura ruse në rajonin Kursk të Rusisë.
“Mund të konfirmoj se mbi 10,000 trupa të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, shumica e tyre kanë mbërritur në rajonin e Kurskut, ku kanë filluar të angazhohen në operacione luftarake së bashku me forcat ruse,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Vedant Patel.
Më herët një zyrtar i Qeverisë ukrainase, Andriy Kovalenko, tha se forcat ukrainase janë përleshur tashmë me njësitet koreanoveriore në rajonin e Kurskit. Por, ai nuk dha hollësi se kur ndodhen ato luftime.