SHBA, Trump: Do ta mundja Oprah-n në zgjedhjet presidenciale të 2020

schedule21:33 - 9 Janar, 2018

schedule 21:33 - 9 Janar, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se do të mundte Oprah Uinfri për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Por ai u shpreh me bindje se ajo nuk do të kandidojë.

Presidenti Donald Trump tha të martën se do të mundte Oprah Uinfri në një garë të mundshme presidenciale të vitit 2020, edhe pse ai nuk mendon se ajo do të kandidojë. “Po unë do të mund Oprah”, u tha reporterëve kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë një mbledhje për emigracionin me anëtarët e Kongresit.

Uinfri është e intriguar nga ideja e një kandidimi presidencial. Miqtë e saj më të mirë dhe bashkë-drejtuesi i emisoinit “This Morning” në CBS, Gili King bënë me dije 64-vjeçarja po e mendon seriozisht idenë e garimit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Fjalimi i saj mbi lëvizjen “#MeToo” në “Golden Globes e shtyu Uinfri në ballë të diskutimeve politike, me potencialin që të fitojë procesin paraprak demokratik dhe të paraqesë një sfidë të fortë për Trump në vitin 2020.

“Gara me Oprah do të jetë shumë zbavitëse”, shton lideri amerikan duke vënë në dukje se e njeh Uinfri “shumë mire” dhe se u shfaq me familjen e tij në një nga episodet finale të “The Oprah Winfrey Show”. “Unë mora pjesë në spektaklin e fundit të saj”, nënvizoi Trump duke bërë me dije se ishte kënaqur në praninë e yllit televiziv.

Ndërkohë, edhe në të kaluarën presidenti amerikan, përpara se të merrte detyrën ka shprehur fjalë të ngrohta: “Unë e adhuroj Oprah”, kishte shkruar Trump në një mesazh në Tuitër në 2012. Ndërsa në një intervistë në vitin 1999, ka thënë se Oprah është një femër e jashtëzakonshme. Gjithashtu fjalë të mira për 64-vjeçaren kanë ardhur edhe nga vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump. Sipas kësaj të fundit, fjalimi i Oprah-s në çmimet Golden Globes ishte “i fuqishëm dhe frymëzues”./abcnews.al