SHBA “tregon dhëmbët”, nxjerr bombarduesit pas paralajmërimit për luftë nga Kina

schedule17:56 - 19 Tetor, 2020

schedule 17:56 - 19 Tetor, 2020

Së fundmi ushtria amerikane bëri një prezantim force kur nxorri në pistën e bazës ajrore të “Barksdale” në Luisiana flotën e avionëve të saj bombardues B-52.

Një grup prej 8 avionësh “Boeing Stratofortress” u fotografuan më 14 tetor në atë që quhet “Parada e Elefantëve”. Parada ushtarake ka të bëjë me vendosjen e gjigantëve ajrorë në resht që nisen njëri pas tjetrit në intervale kohore të vogla.

B-52 është bombardues me rreze të gjatë, i rëndë që mund të kryejë një larmi misionesh dhe ka qenë “shtylla kurrizore” e forcës strategjike bombarduese për SHBA-në , për më shumë se 60 vjet.

Ndërkaq, ushtria amerikane ka dhënë shumë pak detaje për këtë stërvitje, por siç raportuan mediat avionët u ulën më pas në bazën tjetër ajrore të Dakotës së Veriut.

Nga ana tjetër kjo paradë e forcës vjen disa ditë më pas deklaratës së presidentit kinez Xi Jinping, i cili iu kërkoi ushtarëve të tij të përgatiten për luftë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!