SHBA thirrje për vendosjen e shpejtë të një force shumëkombëshe në Haiti

schedule14:49 - 25 Maj, 2024

schedule 14:49 - 25 Maj, 2024

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për vendosjen e shpejtë të një force shumëkombëshe për të stabilizuar situatën në Haiti, pasi disa misionarë amerikanë janë vrarë atje.

Shtëpia e Bardhë deklaroi të premten se këto trupa policore do të udhëhiqen nga Kenia, në ndihmë të autoriteteve të Port au Princ-it për rivendsosjen e rendit. Të paktën 3 nga misionarët që SHBA ka dërguar për të mbajtur nën kontroll shtetin, janë vrarë nga vendasit.

Ndërsa në fillim të kësaj jave, agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICEF paralajmëroi se dhuna dhe kequshqyerja në shkallë të gjerë e kanë çuar sistemin shëndetësor drejt kolapsit.

Teksa situata përkeqësohet çdo ditë e më shumë me dhunën e bandave kriminale që e kanë shkatërruar vendin. Prej muajsh tashmë, kanë kryer sulme vdekjeprurëse të koordinuara, fillimisht duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Ariel Henry.

Pasi ai pranoi të largohej në mars, grupet kriminale kanë përfituar nga vakuumi i pushtetit dhe kanë zgjeruar kontrollin e tyre në pjesën më të madhe të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!