Një i ri u vra dhe pesë persona u plagosën në disa të shtëna me armë zjarri në Universitetin Shtetëror Albany në Georgia, raportojnë mediat amerikane.
Sipas drejtuesve të universitetit, të shtënat ndodhën mbrëmjen e së shtunës në kampusin lindor.
Presidenti i universitetit Lawrence M. Drake tha se Byroja e Hetimit të Gjeorgjisë po udhëheq hetimin.
“Si gjithmonë, siguria e studentëve, fakultetit dhe stafit tonë të ASU janë prioriteti numër një i këtij institucioni,” tha Drake në një deklaratë të dielën./abcnews.al