Duket se dopieta ndaj Udinese e zgjoi.
Latuaro Martinez ka udhëhequr “Zikaltërit” e Inter në fitoren e radhës në Serie A, me “demin” argjentinas që shënoi golin e vetëm në fitoren e vështirë në transfertë përballë “Verdhekuqve” të Roma në përballjen e javës së tetë.
“Ylli” argjentinas kapi bukur një top buzë zonës kundërshtare dhe me një goditje perfekte mposhti portierin Svilar, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në minutën e 60’-të.
Falë këtij triumfi Inter ngjitet në vendin e dytë të tabelës, me 17 pikë, dy më pak se Napoli kryesues dhe një më shumë se Juventus pasardhës, me të cilët do të përballen javën e ardhshme në “Derbin e Italisë”, ndërsa Roma mbetet në vendin e dhjetë me 10 pikë. /i.m /abcnews.al


