SHBA: Të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve me sanksione shtesë

schedule14:43 - 1 Korrik, 2024

schedule 14:43 - 1 Korrik, 2024

Këshilltari i presidentit amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, konfirmoi të hënën se Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar për kërcënimet e vazhdueshme secesioniste të liderit serb të Republika Srpskas, Milorad Dodik dhe njoftoi se qeveria amerikane do t’i përgjigjet kërcënimeve të tilla.

Në postimet në rrjetin social X, Sullivan foli pasi Dodik konfirmoi javën e kaluar se autoritetet e Republika Srpska kishin hartuar një propozim për një marrëveshje për “shkëputjen paqësore” të BeH, të cilën ata synojnë t’ia dërgojnë Federatës së BiH për koment.

“SHBA-të janë të shqetësuara nga kërcënimet e shtuara ndaj integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës nga presidenti i Republika Srpska, Dodik. Ne do të vazhdojmë t’u përgjigjemi veprimeve dhe sulmeve separatiste ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, duke përfshirë përdorimin e sanksioneve shtesë”, shkruan Sullivan në X.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!