“SHBA-të krah për krah me Shqipërinë”, Blinken reagon pas takimit me Xhaçkën: Diskutuam për sigurinë kibernetike

schedule08:42 - 27 Tetor, 2022

schedule 08:42 - 27 Tetor, 2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar në Twitter pas takimit të tij me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington

Blinken thotë se dyshja diskutuan për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë edhe sigurinë kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë.

“Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhaçka dhe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkruan Blinken.

/abcnews.al/