SHBA, sulm me thikë në Florida, 5 të plagosur

schedule20:45 - 11 Shtator, 2019

schedule 20:45 - 11 Shtator, 2019

Pesë persona mbetën të plagosur në një sulm më armë të ftohtë të verifikuar të mërkurën në Florida të Shteteve të Bashkuara. Sipas raportimeve të mediave amerikane, të lënduarit janë dërguar në spitalin e qytetit Tollahesi, ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Autori i sulmit, një 41-vjeçar, u arrestua nga forcat e policisë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 8 e 30 me orën lokale në ambjentet e një biznesi. Kur policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes gjetën të plagosurit të shtrirë në tokë. Autoritetet policore deklaruan se për momentin nuk dihen motivet e këtij krimi, por po hetohet për zbardhjen e tyre. Ato vlerësuan kurajën e treguar nga disa punonjësve të kompanisë të cilët e kapën agresorin dhe e mbajtën atë të bllokuar derisa mbërritën uniformat blu. /ABC News Albania 24/7