SHBA sulm me dron në Siri, vritet një udhëheqës i lartë i Al-Kaidës

schedule10:34 - 23 Tetor, 2021

schedule 10:34 - 23 Tetor, 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një sulmi me dron të zhvilluar një ditë më parë kanë vrarë në Siri një udhëheqës të lartë të Al-Kaidës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vrasja e Abdul Hami dal-Matar do të shkatërrojë aftësinë e organizatës për të organizuar dhe kryer sulme botërore që kërcënojnë qytetarët amerikanë, aleatët tanë dhe civilët e pafajshëm.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore, majori, John Risgbee përmes një deklarate për mediat ka pohuar se nuk kanë asnjë indikacion për viktima në mesin e civilëve nga ky sulm, që u krye duke përdorur avionin MQ-9.

Ky sulm në veriperëndim të Sirisë vjen dy ditë pas një sulmi ndaj një post-blloku amerikan në jug të Sirisë. Megjithatë, Rigsbee nuk tha nëse sulmi me dron ishte kryer në shenjë hakmarrjeje.

Shtetet e Bashkuara më herët gjatë javës konfirmuan se garnizoni Al-Tanf ishte sulmuar më 20 tetor, duke thënë se nuk kishte të lënduar në mesin e personelit amerikan.

Në deklaratën e Komandës Qendrore thuhet se sulmuesit përdorën “dronë dhe shtënë me armë” drejt Al-Tanf, një garnizon në jug të Sirisë, që u krijua më 2016, si pjesë e luftës kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Rigsbee tha se Al-Kaida vazhdon të paraqesë kërcënim për SHBA-në dhe aleatët e saj dhe se ky grup e përdor Sirinë si strehë të sigurt për t’u “rindërtuar, koordinuar me aleatët dhe për të planifikuar operacione të jashtme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!