SHBA, shuhet ish-agjenti veteran i CIA-s

schedule19:17 - 20 Janar, 2019

schedule 19:17 - 20 Janar, 2019

Ka ndërruar jetë ish-agjenti veteran i CIA-s që në vitin 1980 ndihmoi në kthimin në atdhe të një grupi diplomatësh amerikanë të bllokuar në Teheran. Lajmi për humbjen e ish-oficerit Toni Mendez, i interpretuar nga aktori i mirënjohur Ben Aflek në filmin “ARGO”, është bërë i ditur nga familja e tij. Në një komunikatë të shpërndarë për shtypin amerikan thuhet se 78-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së Parkinsonit. Toni Mendez ka punuar për një kohë të gjatë në radhët e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës dhe në vitet ‘80 u nderua me medalje pasi udhëhoqi personalisht operacionin e fshehtë që ktheu në Shtetet e Bashkuara 6 diplomatë amerikanë, të bllokuar në Republikën Islamike gjatë krizës së pengjeve të viteve 1979-1981. Filmi “ARGO”, që rrëfen misionin në fjalë, në vitin vitin 2013 fitoi tre çmime OSKAR, mes të cilëve atë për regjinë më të mirë./abcnews.al