Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

schedule08:46 - 19 Mars, 2026

schedule 08:46 - 19 Mars, 2026

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e vendosjes së mijëra trupave në Iran dhe në rajonin strategjik të Ngushticës së Hormuzit, me qëllim forcimin e pranisë ushtarake ekzistuese.

Sipas një raportimi nga mediat e huaja, një vendosje e tillë do t’i jepte presidentit amerikan opsione shtesë për zgjerimin e operacioneve ushtarake në rajon. “New York Post” shkruan se skenarët janë ende në fazë diskutimi.

Ndër planet që po shqyrtohen është edhe vendosja e forcave tokësore në ishullin Kharg dhe në zonat bregdetare të Iranit, të cilat konsiderohen thelbësore për eksportet e naftës së vendit.



Këto masa synojnë të sigurojnë transportin detar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për tregtinë globale të energjisë dhe një pikë e ndjeshme për tensionet gjeopolitike në rajon.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!