Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar planet e SHBA-së për të ndaluar importin e ushqimeve të detit, vodkës dhe diamanteve nga Rusia si hakmarrje për luftën e Vladimir Putinit kundër Ukrainës .
Biden tha se ndalimi do të ishte pjesë e një lëvizjeje të Amerikës për të revokuar marrëdhëniet normale tregtare, me Rusinë , e njohur gjithashtu si statusi i “kombit më të favorizuar”, me një lëvizje të ngjashme që pritet edhe nga aleatët në grupin e shtatë vendeve kryesore dhe G7 dhe Bashkimi Evropian.
Amerika dhe aleatët Perëndimorë do t’i ‘i heqin Rusisë marrëdhëniet e përhershme normale tregtare dhe do të ndërmarrin hapa tjera për të izoluar regjimin e Vladimir Putinit, shkruan The New York Times.
Çfarë do të thotë heqja e statusit të favorizuar?
Vendet e G7 do të rrisin tarifat për mallrat ruse dhe do të heqin nga Rusia të drejtën për të të marrë hua nga institucionet shumëpalëshe si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Biden tha gjithashtu se planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do të ndalojë disa importe nga ekonomia ruse, duke përfshirë ushqimet e detit, vodkën dhe diamante joindustriale.
Kjo do t’i mohonte Rusisë më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura nga eksporti, sipas vlerësimeve të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti planifikon gjithashtu të ndalojë eksportet amerikane të artikujve luksoz në Rusi, duke përfshirë ora të nivelit të lartë, automjete luksoze, alkool, bizhuteri dhe veshje, artikuj që arrijnë në rreth 550 milionë dollarë në vit.
Administrata tha se urdhri ekzekutiv do t’i jepte gjithashtu presidentit autoritetin për të ndaluar investimet e reja të SHBA në sektorë të tjerë të ekonomisë ruse, përtej ndalimit ekzistues për një investim të tillë në energjinë ruse.
Biden tha se revokimi i statusit të përhershëm normal të tregtisë së Rusisë do ta bënte më të vështirë për Rusinë të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara.
Çdo vend do të ndjekë procesin e vet të brendshëm për të bërë këtë ndryshim, tha administrata. Bashkimit Evropian do t’i kërkohet të konsultohet me vendet e tij anëtare. Kanadaja njoftoi javën e kaluar se do të tërheqë tarifat e kombit më të favorizuar si për Rusinë ashtu edhe për Bjellorusinë, një aleat i ngushtë rus./abcnews.al/