Trupa e Marinës amerikane ka bërë me dije se ka shkarkuar 103 ushtarë të cilët refuzuan që të merrnin vaksinën anti-Covid.
Mediat e huaja bëjnë me dije se deri më tani ushtria amerikane ka shkarkuar 30,000 anëtarë të shërbimit aktiv, të cilët ende refuzojnë të vaksinohen edhe pas mundësive të shumta për ta bërë këtë përtej afateve të vaksinimit.
Ndërkohë në SHBA pjesa më e madhe e ushtarëve tashmë janë të vaksinuar./abcnews.al