SHBA, senati konfirmon Mike Pompeo si sekretar të Shtetit

schedule20:58 - 26 Prill, 2018

schedule 20:58 - 26 Prill, 2018

Senati në Shtetet e Bashkuara ka konfirmuar të enjten Mike Pompeo në postin e sekretarit të Shtetit. Në procesin e votimit, 6 senatorë demokratë bashkuan votat me republikanët.

Senati amerikan ka konfirmuar të enjten ish-drejtorin e CIA-s Mike Pompeo si sekretarin e ri të Shtetit. Vendimi ka ardhur pas një beteje të vërtetë konfirmimi, raporton BBC në edicionin online, pasi Pompeo akuzohej nga demokratët si një zyrtar i etur për luftë dhe për nxitje të homofobisë anti-myslimane. Sidoqoftë, Senati votoi me 57 vota pro përballë 42 kundër, duke i dhënë atij detyrën e kryediplomatit të Shteteve të Bashkuara, i dyti që nga fillimi i presidencës së Trump. Parardhësi i tij, Rex Tillerson u shkarkua muajin e kaluar nga Trump përmes rrjetit social Tëitter, pas një përplasjeje personale mes tyre. Senatorët republikanë, që kontrollojnë dhomën e sipërme të Kongresit, votuan unanimisht për konfirmimin e Pompeos dhe me ta u bashkuan 6 demokratë. Disa prej tyre përfaqësojnë shtetet konservatore të Amerikës, ku Trump fitoi në vitin 2016 e ku do të votohet për zgjedhjet afatmesme në nëntor. Aprovimi vjen në kohën e duhur, pasi Pompeo pritet të udhëheqë delegacionin amerikan në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s që mbahet në fundjavë në Bruksel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!