Përshkallëzohen tensionet mes Uashingtonit dhe Penianit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sekuestruar një anije koreanoveriore e përdorur për të shitur qymyr. Agjencia italiane e lajmeve Ansa, raporton se kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Akuza e administratës Trump flet për shkelje të sanksioneve ndërkombëtare nga ana e regjimit të Kim Jong-un. Anija e sekuestruar tashmë ndodhet në ujërat amerikane, sipas konfirmimit të departamentit amerikan të drejtësisë./ABC News Albania 24/7