SHBA sanksionon zyrtarët gjeorgjianë për shkak të ligjit për agjentët e huaj

schedule15:54 - 7 Qershor, 2024

schedule 15:54 - 7 Qershor, 2024

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime vizash për dhjetëra zyrtarë gjeorgjianë për shkak të miratimit të ligjit për “agjentët e huaj”.

Ligji ka shkaktuar javë protestash masive dhe kritikash për shkak se i ngjan ligjeve represive të përdorura nga Kremlini për të shtypur zërat kritikë dhe për të devijuar Gjeorgjinë nga rruga euro-atlantike.

Lëvizja, e njoftuar më 6 qershor nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, vjen pasi kryetari i parlamentit Shalva Papuashvili njoftoi ligjin më 3 qershor pasi ligjvënësit nga partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane tejkaluan veton e Presidentes Salome Zourabishvili ndaj projektligjit.

Qindra njerëz u arrestuan gjatë protestave kundër ligjit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!