SHBA: Rusia tregon dëshpërim duke u angazhuar me Korenë e Veriut

schedule19:35 - 13 Shtator, 2023

schedule 19:35 - 13 Shtator, 2023

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield tha të mërkurën se angazhimi i Moskës me Korenë e Veriut “tregon se sa e dëshpëruar është Rusia”.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u ulën për bisedime të mërkurën në qendrën hapësinore të Vostochny Cosmodrome të Rusisë, shkruan CNN.

Putini sinjalizoi gatishmërinë për të ndihmuar Korenë e Veriut në zhvillimin e programit të saj hapësinor dhe satelitor të mërkurën, teksa i bëri Kim Jong Un një turne në vendin e madh të nisjes hapësinore të Rusisë Vostochny përpara bisedimeve të tyre të pritshme për armët .

Kur u pyet nga një gazetar nëse Rusia do ta ndihmonte Korenë e Veriut të lëshonte satelitët dhe raketat e veta, Putin u përgjigj: “Pikërisht për këtë kemi ardhur këtu”./abcnewsa.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!