SHBA ka deklaruar se numri i trupave ruse në kufijtë e Ukrainës është më i lartë se sa është raportuar. Michael Carpenter, ambasadori i SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë tha në një deklaratë në një takim të OSBE-së se numri mund të jetë dyfishuar që nga fundi i muajit të kaluar.
“Ne vlerësojmë se Rusia ka të ngjarë të ketë vendosur midis 169,000-190,000 trupa ushtarakë në kufi me Ukrainën në krahasim me rreth 100,000 në 30 janar”.
Sipas tij, ky është mobilizimi më i madh ushtarak në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
/abcnews.al