SHBA: Rritja e rasteve me Covid në Indi rrezikon rimëkëmbjen ekonomike globale

schedule15:16 - 27 Prill, 2021

schedule 15:16 - 27 Prill, 2021

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka paralajmëruar që ekonomia indiane – e gjashta më e madhja në botë  mund të rrezikojë rimëkëmbjen globale. Myron Brilliant, një nënkryetar ekzekutiv i Dhomës, lobi më i madh i biznesit amerikan, tha të hënën se situata e koronavirusit në Indi është alarmante duke pasur parasysh që shumë kompani amerikane punësojnë miliona punëtorë indianë.

Rritja e rasteve duket se tashmë po ndikon në ekonominë indiane.Sipas të dhënave nga Bloomberg, India ka shënuar  tkurrje të shitjes me pakicë që nga 18 prilli në krahasim me nivelin e saj para-pandemisë në janar 2020.

Tani për tani, sigurisht fokusi është ndihma për popullin indian. India tani është epiqendra e pandemisë globale. Vendi ka regjistruar 352,991 raste në 24 orët e fundit ndërkohë spitalet janë të mbingarkuar ndërsa furnizimet me oksigjen janë drejt fundit.

SHBA dhe vendet e tjera u zotuan se do të ndihmojnë Indinë me pajisje mjekësore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!