SHBA rrëzon 4 raketa të rebelëve Houthi në Jemen

schedule08:42 - 28 Mars, 2024

schedule 08:42 - 28 Mars, 2024

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se ka shkatërruar katër sisteme ajrore pa pilot me rreze të gjatë të rebelëve Houthi në Jemeni. Në njoftimin e publikuar në “X” sqarohet se raketat kishin shënjestruar anijet luftarake amerikane në Detin e Kuq.

“Nuk ka pasur të lënduar apo dëme të raportuara në anije të SHBA-së ose të koalicionit,” siguroi Shefi i Shtabit të Përbashkët të SHBA për Lindjen e Mesme.

Më tej në njoftim u përcaktua se këto armë paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane në rajon.

Sipas njoftimit rrëzimi i raketave u krye për të mbrojtur lirinë e lundrimit dhe për t’i bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për marinën amerikane dhe anijet tregtare.

/abcnews.al