SHBA regjistron viktimën e parë për shkak të Omicron

schedule08:28 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 08:28 - 21 Dhjetor, 2021

Varianti Omicron është bërë dominues në SHBA, duke përbërë 73.2% të rasteve të regjistruara në një javë, sipas zyrtarëve shëndetësorë amerikanë.  Shumë më ngjitës, Omicron ka tejkaluar variantin Delta në vetëm disa javë dhe tani përbën deri në 96.3% të rasteve në tre shtete veriperëndimore të SHBA-së (Oregon, Washington, Idaho), sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC.

Omicron, i cili po përhapet me një shpejtësi alarmante, është zbuluar në 48 shtete të SHBA-së. Ndërkohë, viktima e parë është regjistruar në Teksas.

Viktima ishte rreth të pesëdhjetave, i pavaksinuar dhe vuante nga sëmundje të tjera.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!