SHBA refuzon të korruptuarit, Pompeo: Në 2019, u ndalua hyrja 40 zyrtareve të huaj, në listë 3 nga Shqipëria

schedule20:48 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 20:48 - 9 Dhjetor, 2019

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’u ndalojnë hyrjen zyrtarëve të korruptuar në mbarë botën.

Sekretari Pompeo njoftoi se gjatë vitit 2019, për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor, rreth 40 zyrtarë të huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë nga Departamenti i Shtetit në listën e atyre që u ndalohet hyrja së bashku me familjet në ShBA.

Nga Shqipëria në këtë listë, janë 3 ish zyrtarë dhe familjet e tyre, që e çojnë në 14 numrin e përgjithshëm të individëve që u ndalohet hyrja në SHBA.

Zyrtari i fundit nga Shqipëria i përfshirë në këtë listë ishte ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. E njëjta masë është marrë më parë edhe për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish-deputetin socialist Tom Doshi. Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se të tjerë zyrtarë priten të jenë në listën e personave të cilëve nuk do t’u lejohet hyrja në SHBA./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!