SHBA: Punëdhënësi i jep punonjësit pagën e fundit prej 91 dollarësh në monedha të vajosura

schedule11:00 - 26 Mars, 2021

schedule 11:00 - 26 Mars, 2021

Fjala “poshtërsi” nuk është e duhura për të përshkruar sjelljen hakmarrëse të një punëdhënësi të zemëruar nga Gjeorgia , SHBA, ndaj njërit prej ish-punonjësve të tij, i cili dha dorëheqjen për shkak të “mjedisit toksik të punës”.

Sipas New York Post, Andreas Flaten dha dorëheqjen nga puna nëntorin e kaluar. Pas disa muajsh pa marrë pagën e tij të fundit, punonjësi nisi procedurat e nevojshme për të marrë pagën e tij dhe kontaktoi shërbimin kompetent të shtetit.

Më në fund, më 12 mars, paga e fundit prej 915 dollarësh u dorëzua në shtëpinë e tij në zonën e Fayetteville. Më konkretisht, paga  ishte në formën e një grumbulli të madh monedhash … të vajosura.

Sado e pabesueshme të duket, ish-punëdhënësi vendosi të hakmerret duke i paguar 91,515 dollarë në  monedha, të cilat madje u sigurua që t’i lyente me vaj motori, një substancë që është veçanërisht e dëmshme për mjedisin.

Akti i Miles Walker, pronari i dyqanit të riparimit të makinave ku Flaten punonte, tërhoqi vëmendjen e mediave lokale kur e dashura e këtij të fundit rrëfeu historinë në Instagramin e saj, duke dhënë disa detaje rreth historisë së largimit nga puna.

Në këtë postim, Olivia Oxley sqaroi se i dashuri i saj paralajmëroi punëdhënësin e tij për dorëheqjen 2 javë më parë, sipas kontratës. Sidoqoftë, për shkak të sjelljes së tij, ai fund u detyrua të largohej brenda 5 ditësh, për shkak të fyerjeve të shumta.

 

Platten pohoi se ish punëdhënësi i tij ishte i njohur për sjelljen e pahijshme dhe agresive ndaj punonjësve.

 

Vetë Flaten e përshkroi sjelljen e Walker si “fëminore”.

“Unë duhet të punoj shumë për të shpenzuar paratë që kam fituar tashmë me djersën time,” tha i riu, i cili po përpiqet bashkë më të dashurën e tij  të pastrojnë monedhat një nga një.

U duhen rreth dy orë për të pastruar 5 dollarë. Sipas Times, Flatten vendosi të japë dorëheqjen për shkak të një mosmarrëveshje t me punëdhënësin e tij gjatë orarit të tij të punës./abcnews.al