Marina amerikane ka publikuar fotot e balonës “spiun” kinez që u qëllua në qiell të shtunën. Komanda e Forcave të Flotës Amerikane postoi disa foto në faqen e saj në Facebook, të balonës të shfryrë, të cilën po e tërhiqnin me varkë. Pajisja tani do të ekzaminohet për të parë nëse ishte vërtet pajisje spiunazhi.
Kina ka këmbëngulur vazhdimisht se balona ajrore është për përdorim civil dhe se ka hyrë në SHBA në mënyrë aksidentale për shkak të forcës madhore. Zbulimi i balonës shkaktoi një krizë diplomatike, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që anuloi menjëherë udhëtimin për në Kinë.
/abcnews.al