“SHBA pro shkëmbimit të territoreve”, reagon ashpër Grenell: Lajm i rremë!

schedule09:55 - 19 Shkurt, 2020

schedule 09:55 - 19 Shkurt, 2020

I dërguar special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapura për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter Grenell përgenjeshtron, duke u shprehur: “Lajm të rremë. Ju kurrë nuk më keni pyetur për qendrimin e SHBA. Unë jam për atë që palët bien dakord – Unë jam i përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe jo në politikë”.

Reagimi i ambasdorit Grenell erdhi pas shkrimit të publikuar nga portali Euobserver, ku ndër të tjera thuhej se SHBA-të po refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë.

Ndër të tjera portali Euobserver shkruan: Ideja që Serbia mund të marrë tokën me shumicë serbe në veriun e Kosovës, në këmbim të dhënies së një zonë me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës u shfaq së pari në mes të vitit 2018 në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE midis presidentit serb Aleksandar Vucic dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

“Politika amerikane mbështet dy palët nëse mund ta zgjidhin ccështjen midis tyre dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë rregullimet territoriale,” tha këshilltari i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton. Institucionet e BE-së i bënë jehonë Boltonit, edhe pse Gjermania, protagonisti kryesor i BE në Ballkanin Perëndimor, tha se ideja mund të shkaktojë trazira në rajon”.

/abcnews.al